Ushqimi i ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes synon të rekrutojë kuzhinierë të vet
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 01 October 2024
Përpos Qendrës Studentore edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se është duke mbështetur përkohësisht FSK-në në përgatitjen e ushqimit, deri në rekrutimin e stafit të ri. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka treguar planin e vet që tash e tutje do të rekrutojë staf, pra kuzhinier, që deri tani kanë qenë të kontraktuar përmes tenderëve publik.
Ky fillim tetori ua shtoi punën kuzhinierëve të Qendrës së Studentëve dhe atyre që punojnë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Jo vetëm për institucionet që janë të thirrur të punojnë, por sot ata punuan edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatiten ushqimin për ushtarët.
Tetë kuzhinierë nga SHKK e po aq edhe nga Qendra e Studentëve, për afro 2 javë ata do t’iu shërbejnë ushtarëve të Kosovës.
“SHKK është duke mbështetur FSK-në, por kjo mbështetje do të jetë vetëm për një periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional,” thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës .
Meqenëse aktualisht tenderi për furnizim me ushqim nuk është nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes, kazermat me ushqim u furnizuan nga Agjencioni Qendror i Prokurimit përmes kompanisë Hajdini Comerc, që aktualisht furnizon me ushqim disa institucione tjera.
Por, kjo kompani është fituese edhe në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëkëtë i njëjti nuk është nënshkruar dhe siç ka konfirmuar ministri Maqedonci, është në auditim të brendshëm.
Pronarët e saj po presin vendimin e Ministrisë për procedim tutje.
“Në bazë të kontratës që kemi të rregullt me AQP ata nuk kanë qenë në atë kontratë, pasiqë kanë qenë me kontraktorin tjetër furnizim dhe përgatitje por me kërkesë të AQP-së e kanë shti në kontratë dhe ne dje iu kemi dërguar të gjithë ato artikuj që i kemi në kontratë me AQP-në për të gjitha institucionet si psh. ShKK. Mensën e Studentëve, QKUK etj etj,” tha Musaj Leka, Pronar i kompanisë “Hajdini Comerc”.
Por, Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se po synon një zgjidhje afatgjatë, duke rekrutuar kuzhinierë të rregullt në kazerma, e jo siç ka qenë deri tani përmes tenderit publikë.
“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm.”
Ndërkohë, Mensa e Qendrës Studentore e cila shërben për afro 40 mijë studentë të UP-së, duket se këtë shërbim të ushqimit e ka për herë të parë.
“Stafi për menzën e studentëve ka 80 veta staf, dy ndrrime dhe ai staf është i paraparë që të servojë ushqim për studentët,” tha Fatmir Sfishta, ish-drejtor në Qendrën e Studentëve
Shujta e shërbyer gjatë kësaj së marte në shtatë kazermat e FSK-së, nuk ishte e zakonshme dhe as e ngjashme në të gjitha. Aty mungonte pija që shoqërohet me ushqimin, sallatat e edhe ëmbëlsira./RTV Dukagjini
Të tjera
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...