Lifestyle

Ushqimet që parandalojnë rënien e flokut

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 25 September 2017

Nëse jeni të shqetësuara nga rënia e flokëve, ndryshoni dietën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Ja disa nga ushqimet që ju duhen për forcimin e flokut:

Mjalti – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

-Advertisement-

Salmoni – Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi – Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera