Shëndetësi

Ushqimet që mund të konsumoni edhe pas orës 8 të darkës

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 23 November 2020

Ushqimet që duhet të konsumoni në darkë duhet të jenë të lehta për ty tretur dhe duhet të shmangim ushqimet e rënda, sidomos nëse vuani nga stomaku

Në këtë listë mund të mos gjeni disa prej ushqimeve tuaja të preferuara, por bëhet fjalë për disa ushqime që mund të hani edhe pas orës 20:00 ,që nuk të shëndoshin e janë të shëndetshme.

Avokado

-Advertisement-

Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale dhe nuk kanë shumë kalori në përmbajtje të tyre.

Banane

Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, të cilat ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar dhe të bëni një gjumë sa më të qetë.

Kosi

Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideali. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për bërë më të shijshëm.

Kokoshkat

Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, duke parë filmin tuaj të preferuar ose mes miqsh. Kokoshkat janë më të mira se sa patatet e kripura.

Manaferra

Manaferrat janë të pasura me vitamina dhe minerale ushqyese që ju bëjnë të ngopur edhe nuk ju shtojnë peshë edhe nëse i konsumoni në mesnatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera