Shëndetësi

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta larguar dhimbjen e nyejve

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 16 September 2019

Dhimbja e nyejve mund të shkaktohet nga ndonjë lëndim i fundit sportiv ose mund të ndërlidhet edhe me sëmundjen e artritit.

Nëse vuani nga dhimbja e eshtrave apo nyejve, atëherë patjetër se e dini që kjo është një përvojë e palakueshme dhe e bezdisshme në jetën e përditshme.

Megjithëse nuk është zbuluar ndonjë idetë ekzakte se si ta shëroni këtë dhimbje, studimet kanë dëshmuar se ushqimet e caktuara mund t’iu ndihmojnë pacientëve që vuajnë nga dhimbjet e nyejve.

-Advertisement-

Pemët që duhet t’i konsumoni

Rrushin: Përveç shijes, rrushi e ka edhe një përbërës i cili e zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen e nyejve

Pemët citrike: Veçse dihet se trupit i nevojitet vitamina C, e në veçanti sistemit tonë të imunitetit. Portokajtë, grejpfrutët dhe pemët tjera citrike që kanë shumë vitaminë C ndihmojnë në parandalimin e artritit pezmatues dhe dhimbjes në nyej.

Vishnjat: Këto janë në veçanti të mahnitshme për njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Perimet që duhet t’i konsumoni

Spinaqi: Përveç se është i shijshëm, spinaqi përmban edhe shumë antioksidantë. Një nga përbërësit e vetë, kaempferoli, është dëshmuar se e zvogëlon inflamacionin, dhimbjen dhe e ngadalëson progresin e osteoartritit.

Brokoli: Brokoli përmban sulforafan, i cili e liron dhimbjen e nyejve dhe kontribuon në zvogëlim të simptomave të artritit reumatoid.

Erëzat që duhet t’i konsumoni

Shafrani: Shafrani vepron si agjent antipezmatues dhe ndihmon në zvogëlimin e simptomave të artritit.

Xhenxhefili: Një studim i cili i ka analizuar efektet e xhenxhefilit ka treguar se 63% e pacientëve me dhimbje të nyejve të gjurit kishin raportuar për lehtësim të dhimbjeve.

Hudhra: Hudhra ka efekte të mrekullueshme kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve. Përveç zvogëlimit të shtypjes së gjakut dhe ndihmesës në shëndetin e zemrës, hudhra ka edhe veti të fuqishme antipezmatuese dhe e zvogëlon rrezikun e osteoartritit.

Ushqimet tjera që duhet t’i konsumoni

Peshkun dhe vajin e peshkut: Peshqit janë të mbushur me acide yndyrore omega-3 të cilat e luftojnë inflamacionin dhe menjëherë e ulin dhimbjen e nyejve. Sasitë e larta të vitaminës D po ashtu ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të artritit dhe sëmundjeve të ngjashme.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë: Produktet si jogurti, qumështi dhe djathi janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D, të cilat veçse dihet se i forcojnë eshtrat dhe e forcojnë sistemin e imunitetit.

Arrat, fistekët dhe bajamet: Të gjitha produktet arrore janë të mbushura me vlera ushqyese, por këto tri në veçanti përmbajnë sasi shumë të larta të kalciumit, magnezit, vitaminës E, proteinave, etj. – e që të gjithë përbërësit e forcojnë sistemin e imunitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera