Ushqimet që duhet të konsumohen gjatë ditëve të nxehta
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 20 July 2019
Mungesa e apetitit, shumë pak gjumë, ndjenja të plogështisë – shpeshherë temperaturat e larta nuk na shkojnë përshtati. Por, duhet që t’i marrim masat paraprake gjatë vapës së madhe. Nutricionistja, Kerry Torrens ka shpjeguar se si temperatura e trupit punon krahas të nxehtit.
Sa ujë duhet të pimë?
Në ditët e zakonshme, duhet të pimë 6-8 gota ujë. Mirëpo, ka një lajm të mirë, në këtë pjesë mund të pimë edhe qumësht, pije pa sheqer, çaj, kafe, por, kujdes! Sepse pijet me kafeinë e kanë efektin anësor të urinimit, gjë që ju qon deri tek humbja e lëngjeve, pra Kerry ka sugjeruar që të konsumojmë sa më pak pije me përmbajtje të kafeinës. Gjithashtu në këtë kategori hyjnë edhe pijet nga pemët e shtrydhura, të cilat më së shumti lejohet të pihen 150ml në ditë, për shkak të sheqerit natyral që përmbajnë.
Si t’i përshtatemi temperaturave të nxehta?
Duhet ta kemi parasysh që gjatë valës së nxehtë ne shpenzojmë më shumë lëngje në trup. “ Temperaturat e larta dhe lagështia e rrisin procesin e avullimit nga lëkura, që nënkupton se djersitemi më shumë. Prandaj duhet ta riplotësojmë më shpesh nivelin e lëngjeve” , ka thënë Kerry, shkruan rtv21.tv.
Nëse bëjmë ushtrime rregullisht, nuk nënkupton që duhet ta ulim nivelin e riplotësimit. Kerry ka sugjeruar zgjedhjen e pijeve sportive, të cilat janë të destinuara për rritjen e lëngjeve në trup, pra janë më hidratuese sesa uji i zakonshëm.
A duhet të pimë shumë ujë?
Mund të pimë shumë ujë, por më vonë na shkakton papërshtatshmëri. “Konsumimi i tepërt i ujit për një kohë të shkurtër mund të shkaktoj mosbalancim të elektroliteve në mëlçi, dhe gjaku bëhet më i holluar”, ka shtuar Kerry.
Cilat ushqime janë hidratuese?
Ushqimet të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë më të hidratuar janë: Dredhëza, trangulli, kungulli i njomë, selino, pjepri dhe shalqiri.
A na ndihmon ushqimi dhe pija të freskohemi?
Akulloret, kubet me akull mund të duken si zgjidhjet më të mira për të na freskuar, por në të vërtet ato shkaktojnë më shumë dëme. Në fillim duket se na freskojnë, por kjo ndodhë për një afat të shkurtër dhe si rezultat më vonë do të kemi më shumë nxehtësi.
Të tjera
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...