Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit
Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 24 December 2021
Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura, atëherë është koha për disa ndryshime në jetën tuaj. Hundët e bllokuara janë një makth i vërtetë dhe janë në varësi të imunitetit. Studimet kanë treguar se ndjeshmëria ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me sasinë e sheqerit që hani por edhe me përtharjen e hundës gjatë dimrit.
Zgjidhja nuk qëndron vetëm tek drita e diellit, por edhe tek ushqyesit që forcojnë imunitetin. Për të forcuar imunitetin, njeriu duhet të sigurohet që në çdo vakt të ushqehet me fruta dhe perime shumëngjyrëshe. Për më tepër, këshillohet pirja e tetë deri në dhjetë gotave me ujë në ditë. Megjithatë, ndonjëherë pavarësisht ndjekjes së të gjitha hapave të duhur, imuniteti na lë në baltë.
I Gjithë Faji I Sheqerit
Ngrënia e tepërt e sheqerit nuk nxit vetëm shtimin në peshë. Sipas shkencëtarëve, ngrënia e 100 gramëve sheqer paralizon rruazat e bardha të gjakut dhe pengon shkatërrimin e baktereve për 5 orë.
Rënia Në Peshë Është E Rëndësishme
Nëse jeni mbipeshë, atëherë keni vënë në rrezik zemrën, trurin dhe të gjithë organet e tjera. Njerëzit që preken më shpesh nga gripi janë mbipeshë ose të shëndoshë. Pesha e tepërt shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë dhe pengon imunitetin të kryejë punën e vet.
Përtharja E Hundës Tregon Që Imuniteti Funksionon
Sekrecionet e hundës janë tregues i një mbrojtjeje të mirë të trupit ndaj të ftohurës dhe gripit. Mukusi kap viruset dhe i nxjerr ato nga trupi. Nëse rrugët e epërme të frymëmarrjes janë të thata, puna e mukusit do të jetë më e lehtë. Nëse thatësia është problematike për ju, atëherë mund të përdorni solucione me kripë.
Stresi Është Faktor Nxitës
Nuk është rastësi që shumë njerëz sëmuren me grip ose ftohen menjëherë pasi kanë përfunduar një projekt ose një takim të rëndësishëm pune. Stresi afatgjatë dobëson sistemin imunitar. Nëse jeni me grip dhe të stresuar në të njëjtën kohë, atëherë simptomat do të përkeqësohen.
Mungesa E Gjumit Shkaktar i Gripit
Një i rritur mund të ftohet një deri në tre herë në çdo stinë. E ftohura mund të zgjasë normalisht nga 3 në 4 ditë. Por nëse sëmureni më shpesh se kaq, atëherë rezistenca e trupit është e ulët. Gjumi i jep trupit mundësinë të marrë forcat e të rimëkëmbet. Mungesa e tij, e bën trupin një shënjestër të lehtë. Gjumi, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme me fruta e perime mund t’ju vijnë në ndihmë.
Ushqimet Më Të Mira Për Të Përmirësuar Imunitetin
Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të kosit të pasur me probiotikë, tërshërës dhe drithërave të plota dhe produkteve të detit, Kur vjen puna tek imuniteti, supa me mish pule është ndër më të mirat që mund të konsumoni gjatë ditëve drobitëse. Mishi është i pasur me zink, një mineral që zbraps infeksionet. Zinku nxit zhvillimin e rruazave të bardha të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë viruset dhe bakteret. Kërpudhat janë gjithashtu të mira për zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut. Çaji i ngrohtëLimonit është Mos harroni të merrni multivitaminat dhe sigurohuni që këto suplementë të përmbajnë vitaminat A, B6, B12, C, D dhe mineralet kalçium, zink, krom, bakër dhe acid folik./AgroWeb
Të tjera
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...