Shëndetësi

Ushqimet kryesore që duhet të hani për të rënë nga pesha

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 23 March 2019

Kur jeni duke u munduar për të humbur peshë të gjithë e dinë që duhet një aktivitet fizik i rregullt dhe kujdesi për ushqimet që hamë.

Ëmbëlsira të tilla si biskota, çokollatat e të tjera janë të parat që hiqen nga lista por ende nuk e dimë se me çfarë duhet t’i zëvëndësojmë, përcjellë Klan Kosova.

Pasi të kemi hequr ushqimet e shpejta dhe të dëmshme është koha të mësoni se çfarë duhet të hani.

-Advertisement-

Perimet
Duhet t’i hani të gjitha, sidomos spinaqin, brokolin, karrotën, patëllxhanin, domatet, trangujt dhe kungujt . Vendoseni ato në krye të frigoriferit sepse duhet të jenë ushqimet e vetme që dora juaj do të nxjerrë nga ai.

Frutat
Janë një alternativë e mirë në vend të ëmbëlsirave dhe biskotave nëse ndiheni se ju nevojitet diçka e ëmbël. Por gjithnjë zgjidhni në fruta të ulëta në sheqer si manaferrat, mollët dhe dardha.

Produktet e qumështit me yndyrë të plotë
Të tilla si djathi dhe gjalpi. Yndyrat natyrale të shëndetshme do t’ju mbajnë të ngopur dhe me energji.

Frutat e thata
Qëllimi është të keni një varietet të tillë si bajamet,arrat, stikat, farat e lulediellit, farat chia dhe farat e susamit. Këto janë një burim i shkëlqyer i yndyrës natyrore të shëndetshme. Por hani jo më shumë se një grusht.

Veza
Ne gjithmonë kemi vezë në gatishmëri dhe i kemi ato për mëngjes shumicën e ditëve të javës. Ata janë një burim i madh i proteinave dhe do t’ju mbajnë plot me energji.

Peshqit
Salmoni i tymosur shkon mirë me vezë për mëngjes dhe tonet e konservuara mund të jenë një alternativë e madhe për të ngrënë dhe për drekë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera