Ushqimet e shpejta që rrisin rrezikun e sëmundjeve fatale
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 18 February 2019
Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, sipas studimeve të reja.
Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të shpejta’.
Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.
Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.
Në studim thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.
Por jo vetëm kaq, sepse ushqimet “fast food” ndalojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rritur mundësitë e zhvillimit të sëmundjes mendore të Alzheimerit. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore të Psikiatrisë, sasia e tepërt e sheqerit dhe yndyrave ul nivelet e një proteine të rëndësishme, të quajtur “reelin”, e cila mban të lidhura neuronet.
Pa këtë proteinë, funksionet e trurit ngadalësohen, duke penguar fleksibilitetin e sjelljes dhe të kujtesës, duke rritur gjithashtu mundësinë e zhvillimit të sëmundjes se Alzheimer, më vonë në jetë.
Studimi kishte në qendër adoleshentët, pasi ata janë edhe më të prirur për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por edhe pasi truri i tyre është në një fazë zhvillimi.
Megjithëse duhen kryer ende studime, ekspertët shprehen se proteina “reelin” është faktor kyç në rregullimin e funksioneve normale të trurit.
Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si ushqimet jo të shëndetshme, të njohura si ‘fast food’ dhe rrjedhimisht obeziteti janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kushteve neuropsikiatrike dhe neurologjike.
Të tjera
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...