Ushqimet e duhura energjike për moshën e tretë
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 29 May 2020
Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar. Pavarësisht kësaj, trupat e tyre kanë nevojë për sa më shumë ushqyes , pra vitamina, minerale, antioksidantë, fibër e proteina, për të siguruar një shëndet optimal dhe mbi të gjitha energji.
Ushqimet e Duhura Energjike Për Moshën e Tretë
Ushqyesit e lartpërmendur gjenden me bollëk nëse secili prej nesh zbaton një regjim ushqimor siç është ai i Mesdheut.
Frutat Dhe Perimet
Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme në çdo moshë, por për të moshuarit ato janë të domosdoshme sepse ofrojnë fibër, proteinë, antioksidantë, vitamina dhe pak kalori. Ato janë një burim krejt natyral energjie dhe plotësojnë nevojat më imediate të organizmit.
Drithërat e Plota
Ndryshe nga drithërat e përpunuara siç është mielli apo orizi i bardhë, drithërat e plota janë të mbushura me ushqyes të domosdoshëm. Konsumi i një sasie të vogël prej 30 gramë drithërash të plota në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Sa i përket kësaj sëmundjeje, drithërat e plota janë të duhurat sepse pengojnë luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak.
Peshku
Peshqit e detit dhe të oqeanit janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me përmirësimin e kujtesës, shëndetit të trurit dhe humorit. Salmoni, skumbria, trofta, sardelet etj janë ndër burimet më të pasura të këtyre acideve yndyrore.
Produktet e Bulmetit Me Pak Yndyrë
Nevojat për kalçium dhe vitaminë D janë të mëdha në moshën e tretë. Produktet e bulmetit me pak yndyrë janë jo vetëm energjikë por edhe kanë një ndikim të pakët në nivelin e sheqerit në gjak, ndryshe nga ushqimet e përpunuara. Qumështi, gjiza, kosi, djathi dhe kefiri janë produkte të shëndetshme për çdo moshë, por kryesisht për atë të tretën.
Të tjera
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...