Lajme

USAID zotohet se do ta ndihmoj Kosovën edhe më tej/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 28 April 2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është takuar me zyrtarë të lartë të USAID-it gjatë një vizitë në SHBA.

Hoxha në këtë takim ka marrë zotime se USAID do të vazhdojë ketë bashkëpunim të mëtejshëm me Kosovën, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Hoxhës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Gjatë vizitës në ShBA, pata kënaqësinë të takojë zyrtarë të lartë të USAID-it. Aty theksova progresin dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sundimit të ligjit, bashkëpunimin dhe kontributin e madh që ky mision, në këtë drejtim, po jep në Kosovë.

Përfaqësuesit e USAID-it, shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar në reforma dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Faleminderit!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera