Lajme

Ursula von der Leyen vjen në Kosovë, ka këtë agjendë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 28 September 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet ta vizitojë këtë të mërkure Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj vizite ajo do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë ditës do ti bëjë një vizitë edhe kopshtit “Cicërimat” në Prishtinë, projekt ky i ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Agjenda e takimeve të Ursula von der Leyen:

09.00 Takimi me presidenten Vjosa Osmani

10.00 Takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

11.00 Vizita në kopshtin ‘Cicërimat’ lagjja Kalabria, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera