Lajme

‘Uroj të vdisni në lindje’, fjalët për 13-vjeçaren që u bë nënë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 30 March 2021

Një adoleshente është ofenduar shumë pasi mbeti shtatzënë në moshën 13 vjeçare.

Maddie Lambert nga Fort Worth, Texas, pranoi mesazhe duke thënë: “Shpresoj të vdesësh gjatë lindjes”.

Në mesin e shumë komenteve negative, ajo vendosi të bëhej nënë dhe të merrte në krah fëmijën e saj.

-Advertisement-

Maddie, e cila tani është 17-vjeçare, tha: “Kur unë në fakt mbeta shtatzënë, unë isha aq e frikësuar nga reagimet që do të merrja, dhe pata shumë reagime negative, shumë urrejtje. Të gjithë kishin diçka për të thënë, dhe ata nuk u përmbajtën”.

Ajo vazhdoi: “Njerëzit thoshin: ‘Ju po shkatërroni jetën tuaj’. Unë kisha njerëz që më dërguan adresën në klinikat e abortit kur isha rreth shtatë muaj shtatzënë. Dikush madje më dërgoi duke thënë ‘Shpresoj që të dy të vdisni gjatë lindjes’. E linda atë dhe thashë ‘kjo më plotëson jetën’.

“Urrejtja më bëri t’iu tregoj atyre se mund të jem nëna më e mirë ndonjëherë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera