Sport

Urimi i presidentit Ademi për Dritën

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 08 August 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka përgëzuar Dritën për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë i ka uruar gjilanasit rrugëtim sa më te gjatë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Ai po ashtu suksese i ka uruar dhe Gjilanit dhe Prishtinës që do të luajnë në parakualifikimet e Evropa Ligës.

-Advertisement-

Me poshtë keni urimin e plotë të Agim Ademit për klubin e Dritës.

Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, uroj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë.

Me respekt,

Agim Ademi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera