Lajme

“Urime Qëndron”, kryetari i Kamenicës i uron ditëlindjen vetes

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 25 Tetor 2021

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate i ka uruar ditëlindjen vetes në rrjetet e tij sociale.

Nga faqja zyrtare e tij në fb, ai i ka uruar ditëlindjen vetes në fb e tij personal, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk dihet nëse dikush nga menaxherët e faqes së tij e ka bërë këtë gabim apo ka qenë vetë Kastrati.

-Advertisement-

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Qëndron Kastrati ka shkuar në balotazh me kundër kandidatin e tij nga LVV-ja, Kadri Rahimaj.

Kastrati megjithatë ka dalë i pari me 32,69% ndërsa pas tij është Rahimaj me 30,37% të votave./Gazeta Infokus/

 

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy