Lajme

Urim special nga Ambasada Amerikane – “Good luck Kanal10!”

Autori: Halil Berisha 15:50 | 10 August 2020

Që nga kjo e hëne, Kosovës i është shtuar edhe një kanal televiziv.

Është fjala për Kanal10, shkruan gazeta Infokus.

E për hapjen e këtij televizioni dhe fillimin e punës, ka ardhur një urim special nga ambasada amerikane.

-Advertisement-

“Ju urojmë fat Kanal10. Është shumë i dobishëm takimi me një grup të gazetarëve të rinj e të njohur që vijnë nga media të ndryshme dhe lansojnë një stacion të ri televiziv, Kanal10. Media e drejtuar nga gazetarët me interesin publik në thelb e pasuron tregun medial të Kosovës dhe luan një rol kyç në demokraci. Ju urojmë të gjithëve që jeni të përfshirë në këtë projekt, fatin më të mirë dhe t’iu shohim duke arritur sukses duke iu kërkuar llogari zyrtarët dhe institucionet”, thuhet në këtë urim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera