Lajme

Urim i përzemërt për Isa Mustafën nga stafi i kabinetit

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 15 May 2017

Kryeministrit në largim, Isa Mustafës po i urojnë ditëlindjen adhurues të shumtë të LDK-së, familjarë, e miq e dashamirë.

Në mesin e urimeve kreu i LDK-së e ka marrë edhe një urim shumë të përzemërt nga bashkëpunëtorët e tij e të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, Flora Dumoshi, transmeton Infokusi.com

Shefja e Kabinetit të Mustafës, Vlora Dumoshi në emër të stafit, i ka bërë një urim shumë të përzemërt.

-Advertisement-

“Urimet më të përzemërta për Kryeministrin Isa Mustafa nga stafi i Zyrës.  Edhe 100 vjet të tjera, Kryeministër i zhvillimit!”, shkruana në urimin e stafit të ngushtë të kryeministrit në largim, Isa Mustafa./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera