Shëndetësi

Uria çrregullon ciklin menstrual

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 24 July 2017

Menstruacionet mund të jenë të dhimbshme, ndërsa situata mund të jetë edhe më e vështirë nëse cikli nuk është i rregullt, në fakt nëse është i çrregulluar.

Në rastet më të shpeshta, kjo nuk është ndonjë shenjë për brengosje, por nuk është problem që nuk duhet kushtuar vëmendje.

Vonesa e menstruacioneve për së paku gjashtë muaj quhet amenorea. Te femrat që shtojnë në peshë apo e humbin atë gjatë ciklit shpeshherë vjen deri te ndërprerja e tij, kjo jo rrallëherë është një nga shenjat e para të anoreksisë.

-Advertisement-

Problemet shfaqen si pasojë e çrregullimit hormonal, e aty efekt ka stresi, sidomos uria.

Ndonjëherë si pasojë e mungesës së oreksit e herëve të tjera si pasojë e mbajtjes së dietave në regjim të ashpër të ushqimit.

Mjekët po ashtu theksojnë se marrëdhëniet seksuale apo lindja e fëmijëve këtë problem nuk e shërojnë vetvetiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera