Lajme

“Urgjentisht të shkarkohet Donika Gërvalla nga Albin Kurti”

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 04 May 2021

Betim Gjoshi i PDK-së ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai thotë se kjo e fundit ka veç dy rrugë: dorëheqjen, ose të shkarkohet urgjent nga kryeministri Albin Kurti, transmeton Zeri.info.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën. 1. Urgjentisht të japë dorëheqje. Ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e Gjoshit.

-Advertisement-

Kjo deklaratë vjen pasi Gërvalla, në një intervistë të mëhershme të vitit 2017, thoshte se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo ajo të formohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera