Urgjentisht të kthehemi kah Perëndimi!

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 24 September 2023
Sulmi i mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku sipas raportimeve të mediave mbeti një polic i vrarë dhe një i plagosur, flet për rrezikun e shpërthimit të një konflikti të armatosur në veri të Kosovës aq shumë të dëshiruar nga Rusia e Serbia. Për më tepër ky është alarmi që kërkon një marrëveshje me Serbinë aq shumë të kërkuar nga Perëndimi edhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Kosova vetëm falë ndihmës së Perëndimit është çliruar, pavarësuar e shtetndërtuar, përndryshe ende do të ishim nën Serbi e nën terror. Dhe vetëm me mbështetjen e Perëndimit mund ta shtrijmë sovranitetin në veri. Nuk zgjidhet çështja e veriut duke refuzuar Perëndimin, sepse Rusia e Serbia pikërisht këtë presin nga ne. Ky sulm ndaj policisë sonë reflekton pikërisht këtë.
Gjendja aktuale çfarë është në veri e ka paralizuar gjendjen e përgjithshme në vend: as ka zhvillim e as perspektivë, prandaj rinia po ikën me të madhe. Kjo gjendje e pashpresë po i konvenon vetëm Rusisë e Serbisë, të cilat trojet shqiptare i duan pa shqiptarë.
Prandaj, nëse pushteti aktual dëshiron ta shpëtojë vendin, duhet që qysh sot t’i përgjërohet Perëndimit, t’i ftojë Ambasadorët e Quintit dhe t’u përgjërohet për ndihmë e shpëtim. Nesër do të jetë tepër vonë. Është e turpshme dhe për më tepër antikombëtare vetëm ta mendosh faktin që pushteti aktual ka marrë kurs konftontimi me Perëndimin, për çfarë edhe është futur nën masa ndëshkimore perëndimore. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Pushteti aktual duhet të ulet në tokë e t’ua bëjë me dije qytetarëve që procesi i shtetndërtimit dhe shtetkompletimit është para sa gjithash proces 100% ndërkombëtar dhe se pa përfshirjen e ndërkombëtarëve nuk do të mund të zgjidhet kurrë. Historia jonë e dhimbshme është dëshmitarja më e mirë për këtë.
Pa ndihmën e SHBA-së si prijëse të Perëndimit, problemi i Kosovës me Serbi nuk do të zgjidhet asnjëherë. Prandaj, pushteti aktual duhet të reflektojë sa s’është bërë tepër vonë.
Ngushëllime për policin e vrarë, e shërim sa më shpejtë për të plagosurin! Respekt e përulje për Policinë e Kosovës! A.H.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Lajçak njofton se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,...
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...