Lajme

Urdhërohet arrestimi i Sami Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 14 December 2018

 

Gjykata e Prishtinës ka urdhëruar policinë që ta sjellë me forcë në gjykatore ish komandantin e UÇK-së Sami Lushtaku, transmeton Gazeta inFokus.

Urdhëri është lëshuar pasi Lushtaku nuk është paraqitur sot në gjykimin për rastin e korrupsionit.

-Advertisement-

“Meqenëse mungon i akuzuari Sami Lushtaku i cili ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, dhe për shkak se mungesa e tij e pamundëson vazhdimin e seancës gjyqësore, seanca shtyhet për 9 janar”, ka thënë kryetari i trupit Gjykues Beqir Kalludra.

 

Gjykata më pas njoftoj se ndaj Lushtakut lëshohet urdhëresë për sjellje me dhunë nga Policia.

Në lidhje me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut, prokuroria i akuzon Sami Lushtakun, Arben Gjukajn, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxhen, Esat Tahirin, Milazim Lushtakun, Driton Pruthin dhe Azem Durakun Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera