Lajme

Urdhërohen evakuime pranë Athinës, autoritetet greke po ‘luftọjnë’ me zjárret

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 12 August 2024

Një zjarr me përhapje të shpejtë shpërtheu në disa lagje afër kryeqytetit grek të Athinës të hënën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Rreth 685 zjarrfikës dhe 32 njësi ajrore janë vendosur për të shuar zjarrin që filloi të dielën pranë qytetit Varnavas, në veri të Athinës, thanë autoritetet lokale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar “një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm” për më shumë se 20 orë, në “kushte dramatike” të përkeqësuara nga erërat e forta, thatësira e zgjatur dhe terreni i padepërtueshëm në pyje të dendur e të padjegur, sipas ministrit të krizës klimatike dhe mbrojtjes civile, Vassilis Kikilias.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera