Uran Ismaili: Për Kurtin prioritet ishte Bojkeni, e jo qytetari i Kosovës që po vdes çdo ditë
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 26 April 2021
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të siguroj 2.5 milionë vaksina për imunizimin e të gjithë popullatës.
“Ne kemi parë të ndërrohen tri Qeveri, por jo edhe të ndryshojë situata që po e rëndon jetën e qytetarëve gjithnjë e më shumë. Asnjëra prej tyre nuk dha përgjigje për çështjen e vaksinimit, për investimet, për blerjen e barnave me çmime shumë të shtrenjta, ashtu siç në krejt këto sfida as nuk krijuan rrethana lehtësuese për qytetarët”, tha Ismaili.
Dalin rezultatet e numërimit të votave në Berat, rezultat i thellë dhe surpriza
-Advertisement-
Gjatë fjalimit të tij, sekretari i PDK-së shtoi se ajo që pamë prej formimit të kësaj Qeverie – ishte se prioritet politik i Albin Kurtit dhe kësaj Qeverie ishin zgjedhjet në Shqipëri.
“Prioritet për të ishte Bojkeni, e jo qytetari i Kosovës.”, ka thënë Ismaili.
Duke e quajtur të turpshme fushatën në Shqipëri e largimin nga pandemia, Ismaili ka thënë se është e pafalshme refuzimi i vaksinave i Kryeministrit të Kosovës nga Shqipëria.
Ismaili i ka kërkuar Kurtit që ta kthejë Qeverinë e Kosovës kah qytetarët e saj.
“Qytetarët, që edhe sot janë duke u përballur me vështirësi dhe të vetmuar pa ndihmën e Qeverisë. Xhepi i qytetareve është zbrazur në përballje me pandeminë. Çdo ditë ata blejnë barna të stër-shtrenjtuara, sepse tri Qeveritë krijuan favore për tregtarët e barnave – të cilat plaçkitën qytetarët në kohë pandemie.”, ka thënë Ismaili.
Në mungesë të vaksinave, ka disa ditë që qendra e vaksinimit në Prishtinë është mbyllur.
Ismaili ka thënë se jemi Kryeqyteti i vetëm në Evropë – në të cilin nuk ka vaksinim aktiv.
Në fund, deputeti i PDK-së ka thënë se Qeveria ka vetëm një detyrë. Të blejë 2.5 milionë vaksina për qytetarët e Kosovës.
“Qytetarëve u duhen përgjigjet nga Albin Kurti dhe Arben Vitia, të cilët duhet të japin përgjegjësi për pasivitetin e madh, shpërqendrimin e prioriteteve dhe mungesën e transparencës. Qytetarët duhet ta dinë se kur është muaji që Kosova do ta përfundojë vaksinimin, kur është muaji që Kosova mund të hapet, dhe të kthehet normaliteti. Këtë përgjigje e presin sot ata.”, ka thënë Ismaili.
Të tjera
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...