Lajme

Uran Ismaili mesazh emocional qytetarëve: Falemnderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon!

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 15 October 2021

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka përmbyllur fushatën e tij me një fjalim emocional përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ismaili ka falënderuar nga zemra Prishtinën për përvojën e jashtëzakonshme të kësaj fushate.

“Ju falënderoj për idetë, mesazhet mbështetëse, ju falënderoj që më ftuat në shtëpitë tuaja, që më besuat! Ju falënderoj për të gjithë dashurinë, pëlqimet e zemrat në rrjetet sociale, ju falënderoj për përshëndetjet e sirenat në rrugë. Ju falënderoj që i bëtë pesë muajt e fundit, më të mirët e jetës sime. Tani është koha për ta vënë gjithë këtë entuziazëm, këtë energji e këtë shpresë në mbështetje me 17 Tetor.”, ka shkruar Ismaili.

-Advertisement-

“Të dielën voto 177, voto për Prishtinën që na bashkon! Prishtinë, ma gjallë, ma gjallë!”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera