Uran Ismaili me kabinet çoi 36 mijë euro në dreka e 20 mijë euro në telefonata
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 24 December 2019
Uran Ismaili nuk ka udhëhequr në dy vjetët e fundit ndonjë “call center”.
Është ministër në detyrë i Shëndetësisë dhe për telefonatat që ai dhe stafi politik i tij i kanë bërë brenda kësaj periudhe, shteti ka paguar faturën 20,054.85 euro.
Shpenzimet e këtilla janë bërë, ndonëse epoka e internetit ka reduktuar në masë nevojën për thirrje telefonike dhe njëkohësisht ka bërë që çmimet e telefonisë mobile të pësojnë rënie për tokë, shkruan sot Koha Ditore.
Më shumë se gjysma e shpenzimeve të kësaj kategorie janë bërë në vitin 2018.
Ministri Ismaili si i vetëm ka harxhuar në telefonata 1,950.79 euro. Mbi një mijë kanë shpenzuar edhe anëtarët e kabinetit të tij, si Kushtrim Shkodra, Ardian Ferizi, Albatrit Matoshi, Granit Avdullahu dhe Besianë Musmurati.
E dhëna ndodhet në pasqyrën e shpenzimeve që Ministria e Shëndetësisë ia ka vënë në dispozicion “Kohës Ditore”.
Qasja në këto të dhëna është siguruar vetëm pas intervenimit të Avokatit të Popullit, institucion të cilit gazeta i ishte ankuar, pasi Ministria nuk i ishte përgjigjur kërkesës për qasje në shpenzimet e stafit politik, të bëra prej marrjes së mandatit e deri në kohën kur Kuvendi është shpërndarë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...