Lajme

Uran Ismaili kundërshton Avokatin e Popullit për pagat

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 06 December 2019

Vendimin e Avokatit të Popullit e ka kundërshtuar edhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Isamaili.

Ismaili ka deklaruar se për të plotësuar kërkesën e kamotshmë të mjekëve kanë punuar shumë, prandaj nuk do të ndalet deri në realizmin e tij, shkruan Gazeta inFokus.

“Ka sistem që duhet të përmirësohet, individ, por është e arritshme. Po besoj që do të arrihet shpejt. Kam reaguar ndaj deklaratës se Avokatit të Popullit sepse ne kemi punuar shumë për të arritur një kërkesë të kamotshme”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka kërkuar nga mjekët të mos dëshpërohen pasi që do të ndalet për atë që ka punuar.

“Mos u dëshpëroni, ne s’do të ndalemi që të arrijmë atë që e kemi votuar e premtuar. Ka filluar një lloj demoralizimi te ju, çfarë do lloj procedure që do të bëhet të jeni të vetëdijshëm sepse nuk do të ndalemi për atë që keni punuar, kemi kaluar procedurat”.“Është e drejtë e juaja që ato rroga t’i merrni. E di që duke iu ndihmuar juve i kemi ndihmuar të gjithë pacientëve”, ka thënë Ismaili duke shpresuar që viti 2020 t’i pret mjekët me sukses më të madh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera