Lajme

Uran Ismaili keqpërdor qytetarët që u shpenzuan në pandemi

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 26 January 2021

Publikimi i rrëfimit të një qytetari për shpenzimet mjekësore gjatë pandemisë para ish-ministrit të shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili është përcjellë me kritika të mëdha.

Ai ka realizuar një spot elektoral në shtëpinë e një familje që sipas tij i kishin shpenzimet e larta në pandemi.

Por, qytetarët në komente kanë fajësuar pikërisht kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili për deputet për gjendjen e rëndë të krijuar në shëndetësi.

-Advertisement-

“Po ju keni qen bre aty sikur mos te kishe qen ndoshta ma kishe mbush mendjen. Mjert na populli çfare institucione kemi”, ka shkruar një nga komentuesit në llogarinë e Ismailit, i cili ka thënë se në planin e PDK-së për rimëkëmbjen e shëndetësisë, do të ndajnë nga 250 euro për të infektuarit me covid për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera