Lajme

Uran Ismaili: Gratë janë goditur më shumë nga pandemia, rimëkëmbje ekonomike me fokus mbështetjen ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 16 January 2021

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me gratë e kryeqytetit.

Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se gratë në Kosovë janë goditur më shumë sesa burrat nga pandemia.

Për këtë arsye, ai ka thënë se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave.

-Advertisement-

“Politika të qarta që nxisin mirëqenien ekonomike dhe zhvillimin profesional të tyre”, ka thënë ai.

“Pandemia në Kosovë ka goditur më shumë gratë sesa burrat. Gratë kanë mbajtur barrën kryesore në shtëpi dhe, fatëkeqësisht, numri i atyre që kanë humbur punat ka qenë shumë më i lartë. Në takim me gratë, u pajtuam se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave. Politika të qarta që nxisin mirëqenien ekonomike dhe zhvillimin profesional të tyre. #Rimëkëmbje”, ka shkruar Ismaili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera