Lajme

Uran Ismaili e krahason ndërhyrjen në Siri me rastin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 14 April 2018

Gjatë mëngjesit të ditës së shtunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca sulmuan Sirinë.

Për këtë ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili ka krahasuar këtë ndërhyrje me ndihmën që i kanë dhënë këto shtete Kosovës në kohën e luftës.

“Pamjet që vijnë nga Siria na rikujtojnë Kosovën në flakë dhe ndihmën që vinte nga ajri prej SHBA-së, Britanisë, Francës dhe aleatëve. Lutemi që edhe Siria ta ketë fatin e Kosovës dhe popullit sirian t’i jepet shansi për të jetuar në paqe. Gjithmonë ka shpresë që një vend i shkatërruar të kthehet në një vend ku mbizotëron paqja dhe jeta rifillon përsëri. Shembulli më i mirë për këtë është vetë Kosova.” është shprehur Ismaili.

-Advertisement-

Ndryshe, kjo ndërhyrje ka ardhur si rezultat i dyshimeve të përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera