Lajme

Uran Ismaili: A i skadoi kontrata “argatit të Serbisë” që e futët në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 03 February 2020

Uran Ismaili nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i ka kujtuar Vetëvendosjes e Albin Kurtit akuzat që këta të fundit i kanë bërë Isa Mustafës e LDK-së, me të cilët tashmë janë bërë bashkë për të qeverisur.

Ismaili i ka thënë LDK-së e Albin Kurtit se a i kaloi kontrata Isa Mustafës me Serbinë, të cilin e quajtën “argat të Serbisë”, e që tash po bëjnë koalicion me të, shkruan gazeta inFokus.

Madje, veç deklaratave, Ismaili iu ka kujtuar Vetëvendosjes e qytetarëve se u bën edhe sulme nga këto epitete që Vetëvendosje u jepte kundërshtarëve politikë.

-Advertisement-

“Janë bërë sulme mbi bazën e tradhëtisë, mirëpo kur uleni me Marko Gjuriqin a mendove që në listën e tradhëtisë a e vendose edhe emrin tëndë se u ule pa mandat e pa platformë e në qoshe pa validitet për ditën që ishe aty, a e vendose edhe emrin tënd në atë listë, e pak mbi emrin tënd është edhe i Isa Mustafës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera