Lajme

Uragani tjetër Maria nis shkatërrimet e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 19 September 2017

Dominiku ka pësuar “dëme katastrofike” nga uragani Maria. Lajmi është bërë i ditur nga vetë  kryeministri i vendit  Roosevelt Skerrit, në një postim në Facebook.

Uragani u përforcua në një stuhi të kategorisë së pestë , e konsideruar si “potencialisht katastrofike”, përpara se të zbarkonte në ishullin e Karaibeve.

Më parë  Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta ku tregonte se çatia e shtëpisë, u ‘shqye’ brenda disa minutash , duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

-Advertisement-

“Frika ime më e madhe është të zgjohem me lajme për plagosje të mëdha dhe për vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shira të vazhdueshme”, shkruaji ai pasi u shpëtua nga forcat emergjente.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera