Lajme

Uragani “Ian”, katër vende në SHBA shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 29 September 2022

Katër vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxhia, Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Virxhinia kanë shoallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe janë në pritje të uraganit Ian .

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, shtetet mund të vendosin burimet emergjente për t’u përgatitur për motin e mundshëm të rëndë në ditët në vijim.

“Uragani Ian është një stuhi e madhe dhe e fuqishme dhe parashikimet aktuale tregojnë se mund të ndikojë në pjesë të Virxhinias nga fundi i kësaj jave deri në fillim të javës së ardhshme,” tha guvernatori i Virxhinias Glenn Youngkin në njoftimin e tij .

“Ne duam të sigurojmë që komunitetet tona të kenë burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur dhe rikuperuar nga çdo efekt i mundshëm nga stuhia.

Në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, në kushtet e jashtëzakonshme është ndaluar edhe rritja e çmimeve,

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se si kjo stuhi do të ndikojë në shtetin tonë, por është e qartë se kjo do të jetë një ngjarje e rëndësishme shiu për pjesën më të madhe të Karolinës së Veriut dhe tani është koha që njerëzit të përgatiten”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster , u bëri thirrje banorëve që të jenë të përgatitur për çdo rast të paparashikuar.

Të tjera