Uragani “Ian” godet Kubën; Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje

Autori: Gazeta inFokus
08:25 | 28 September 2022
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uragani madhor të martën, dhe la rreth 1 milion njerëz pa elektricitet. Në vazhdim, ai u drejtua drejt shtetit amerikan Florida, ku në ndërveprim me ujërat e ngrohtë të Gjirit të Meksikës pritet të shndërrohet në një furtunë me pasoja katastrofike të kategorisë 4.
Në Kubë, uragani Ian preku tokë në provincën Pinar del Rio, ku ishin ngritur 55 vendstrehime dhe ishin evakuar 50 mijë persona. Aty ishte sjellë edhe personeli i emergjencave për të mbrojtur rajonin më të njohur të këtij vendi për prodhimin e duhanit. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara njoftoi se Kuba pati pasoja “domethënëse nga erërat dhe stuhia”, kur uragani goditi me shpejtësi ere deri në 205 kilometra në orë.
Në Pinar del Rio, të Kubës (27 shtator 2022)
Në Pinar del Rio, të Kubës (27 shtator 2022)
Uragani Ian pritet të bëhet edhe më i fuqishëm mbi Gjirin e Meksikës, duke arritur deri në 209 kilometra në orë ndërsa i afrohet bregut jugperëndimor të Floridas, ku 2.5 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen.
Erëra të forta të stuhisë tropikale priteshin në të gjithë gadishullin të martën, ndërsa ato pritej të arrinin forcën e uraganit të mërkurën, kur syri i stuhisë pritet të arrijë tokën. Dëmet pritet të shkaktohen në një zonë të gjerë të Floridas, pasi erërat e stuhisë shtriheshin në një rreze deri në 185 kilometra nga epiqendra.
Në Florida pronarët e dyqaneve duke u përgatitur për ardhjen e uraganit (27 shtator 2022)
Në Florida pronarët e dyqaneve duke u përgatitur për ardhjen e uraganit (27 shtator 2022)
Nuk ishte ende e qartë se ku do të prekë saktësisht tokë uragani. Trajektorja e tij e saktë do të përcaktojë se sa e rëndë do të jetë përmbytja për Gjirin e Tampas, tha shkencëtari për uraganët, Brian McNoldy, nga Universiteti i Majamit. Nëse uragani do të zhvendoset më në jug të gjirit, kjo do t’i pakësonte dëmet shumë, tha ai./Voa

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...