Fokus

Ura që rrezikon jetët në Vushtrri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 30 November 2018

Sa herë që kalon në urën mbi lumin Sitnicë në fshatin Pestovë F.K i përshpërit vajzës së tij: “Mos ki frikë”.

Kjo pasi që ura e ndërtuar prej druri, para shumë vitesh, është në gjendje të mjerueshme.

Por, banorët e kësaj rrethine nuk kanë rrugëdalje tjetër, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndonëse ka mbaruar ndërtimi i urës së re, ajo nuk pritet të funksionalizohet këtë vit.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për gazetën inFokus ka thënë se ky projekt i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe kur ka filluar projekti nuk janë përfunduar punët si duhet.

“Kemi problem me një pronar. Ai ka hezitime për shpronësimin e tokës. Ne tashmë kemi filluar procedurat e shpronësimit dhe po shpresoj që Ministria e Infrastrukturës ta vazhdoi projektin”, ka thënë i pari i Vushtrrisë.

Sipas tij Komuna e Vushtrisë ka përfunduar të gjitha obligimet që i takojnë për përfundimin e urës.

Ndërsa Argjend Zejnaj, Shef i Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, thotë se Komuna e Vushtrrisë duhet të ketë një mirëkuptim me komunitetin, i cili rezulton me zgjidhjen e shpronësimit.

“Ne kemi pas një takim me kryetarin e komunës për të njëjtin problem i cili duhet të na ofroj zgjidhjen, të bisedoj me komunitetin se ai është komuniteti i Vushtrrisë”, ka thënë Zejnaj.

Megjithatë ai nuk jep ndonjë afat të caktuar se kur do të funksionalizohet ura në Pestovë.

Ndërtimi i saj ka filluar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa shërben si lidhëse e mbi 23 fshatrave të komunën se Vushtrrisë me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë./ Gazeta inFokus

Anita Krasniqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera