Lajme

Ura mbi Ibër ende nuk u lëshua për qarkullim, nuk përfunduan punimet në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 27 May 2017

Një muaj më parë, u ndërprenë punimet afër urës mbi lumin ‘Ibër’ në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo ishte bërë me urdhër të kryetarit të komunës veriore, Goran Rakiq, për shkak të, siç kishte thënë ai, incidenteve që kishin ndodhur, raporton KTV.

Por kjo nuk po del të jetë arsye e vërtetë. Sipas ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, komuna veriore që do të duhej të implementonte këtë projekt, ka pasur probleme financiare.

-Advertisement-

KTV’ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Goran Rakiq, mirëpo, ka qenë e pamundur.

E Zyra e BE’së në Prishtinë, ka thënë se pret që ky projekt të përfundojë shumë shpejt.

Ndërkaq, asamblistë shqiptarë të veriut thonë se është e papranueshme ndërprerja e punimeve nga Rakiqi.

Kurse nënkryetari i Mitrovicës Jugore, Faruk Mujka, thotë se në pjesën jugore punët janë kryer me përpikëri, derisa kërkon nga BE’ja që t’i bëjë presion komunës veriore.

Punimet për rivitalizimin e urës, për ta lëshuar në qarkullim për qytetarët e dy pjesëve kishin filluar vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera