Lifestyle

Ura e Ankthit në Portugali hapet sërish

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 02 May 2021

Hugo Xavier u bë një nga njerëzit e parë që kaloi në urën më të gjatë për këmbësorët në botë. Ajo u hap sërish të enjten e 29 prillit pranë qytetit të tij të vogël Arouca në Portugalinë veriore.

“Oh … ja ku po nisemi!”, tha 42-vjeçari i shqetësuar ndërsa mblodhi guximin e mjaftueshëm për të shkelur në rrjetën prej metali të tejdukshëm, të urës 516 metra të gjatë me një partner nervoz dhe një udhëzues turni.

E fshehur midis maleve të mbushura me shkëmbinj, të mbuluar me gjelbërim të harlisur dhe lule të verdha brenda Gjeoparkut Arouca të njohur nga UNESCO, ura varet 175 metra mbi lumin Paiva.

-Advertisement-

Peizazhi është i qetë, por përshkimi i saj nuk është për ata me zemër të dobët. Mbështetur nga kabllot e çelikut dhe dy kulla masive në secilën anë, ajo lëkundet paksa pas çdo hapi.

“Unë kisha pak frikë, por ia vlejti shumë”, tha Xavier i lehtësuar tashmë në anën tjetër.

“Ishte e jashtëzakonshme, një përvojë unike, adrenalinë”.

Ura u hap vetëm për banorët lokalë të enjten, por nga e hëna të gjithë mund të rezervojnë një vizitë.

Vendasit shpresojnë që atraksioni, i cili kushtoi rreth 2.3 milionë euro dhe u deshën rreth dy vite për ta ndërtuar, do të ndihmojë në ringjalljen e rajonit, veçanërisht pas pandemisë shkatërruese COVID-19.

“Kjo është frymëmarrje për tokën tonë sepse do të tërheqë më shumë investime, më shumë njerëz”, tha udhëzuesi i turneut Emanuel, duke shtuar se rajoni po plakej me shpejtësi ndërsa shumë të rinj u zhvendosën në qytete të mëdha.

“Kjo do të sjellë një dinamikë të re në Arouca”.

Duke qëndruar në urë, kryebashkiakja e Arouca-s, Margarida Belem, tha se ura ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për të inkurajuar më shumë njerëz të lëvizin dhe të qëndrojnë në rajon.

“Kishte shumë sfida që ne duhej të kapërcenim, por ne ia dolëm mbanë”, i tha kryebashkiaku dukshëm krenar Reuters.

“Nuk ka asnjë urë tjetër si kjo në botë”.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera