Lajme

UP tregon se si do të mbahen ligjëratat në këtë vit akademikë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 14 October 2020

Universitetit i Prishtinës ka njoftuar studente për mënyrën se si do të organizohet mësimi në këtë vit akademikë për shkak të pandemisë.

Edhe në UP pritet të mbahet mësimi i kombinuar, varësisht se si do të përcaktohen Fakultetet, shkruan Gazeta Infokus.

“Njoftoheni se në mbledhjen e mbajtur më 7 tetor, Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që, për shkak të pandemisë COVID-19, procesi mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike dhe numerike apo mësimi nga fusha e arteve) të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online)”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Pra gjithçka mbetet në dorë të Fakultetit përkatës, shkruan Gazeta Infokus.

“Sipas këtij vendimi, secila njësi akademike vendos vetë për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 si dhe nga rekomandimet e IKSHPK-së.Përgjegjës për respektim të këtyre vendimeve apo rekomandimeve të IKSHPK-së janë njësitë akademike përkatëse”, thuhet mës tjerash.
Kliko KËTU për vendimin e plotë./Gazeta Infokus/

Të tjera