UP kërkon ta lënë rehat
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 29 November 2019
Menaxhmenti, kolegjiumi i dekanëve dhe Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shprehur shqetësimin për sulmet që po i bëhen në vazhdimësi këtij institucioni, duke e konsideruar se synimi i organizatave të caktuara të shoqërisë civile për të instaluar në universitet një logjikë të ndëshkimit pa procedura dhe mbi bazë të mendimeve personale, është e gabuar dhe e kthen institucionin disa hapa pas.
UP nëpërmjet një komunikate thotë se këto sulme janë të drejtuara kah organet ndër më të rëndësishme, si Senati dhe Këshilli i Etikës.
Sipas UP-së, në vazhdimësi janë sulmuar profesorati dhe menaxhmenti i universitetit.
“Këshilli i Etikës ka vlerësuar se dy nga rastet e paraqitura në këtë organ do të mund të trajtohen më së miri nga një komision tjetër i pavarur dhe profesional, duke ia lënë Senatit të UP-së këtë përgjegjësi. Padyshim që Senati i UP-së do të ndërmarrë hapat e duhura në këtë drejtim në një kohë sa më të shkurtër që është e mundshme. Me fjalë të tjera, çështja nuk është e mbyllur. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për një trajtim serioz, të përgjegjshëm dhe meritor të rasteve në fjalë. Menaxhmenti i UP-së, Kolegjiumi i Dekanëve dhe Parlamenti i Studentëve konsiderojnë, se synimi i organizatave të caktuara të shoqërisë civile për të instaluar në universitet një logjikë të ndëshkimit pa procedura dhe mbi bazë të mendimeve personale, është e gabuar dhe e kthen institucionin disa hapa pas. Gjithashtu, kjo nuk është në përputhje me vlerat th emelore mbi të cilat funksionon Universiteti i Prishtinës. Tendenca e organizatave të caktuara të shoqërisë civile për t’u vendosur në rolin e vendimmarrësve në universitet përmes presionit dhe agresivitetit, madje duke thyer normat juridike të lejuara për të shprehur opinionin e gjithsecilit në demokraci, lë hapësirë për dyshime mbi motivimin dhe agjendën e tyre. Baltosja, tentativat për nxirje të imazhit, aktet e papërgjegjshme në kampusin e Universitetit të Prishtinës tentojnë të rikthejnë jostabilitetin në institucion. Gjithashtu, këto tentativa kanë për qëllim të prishin efektin pozitiv, që ka pasur rritja e Universitetit të Prishtinës në të gjitha rangimet ndërkombëtare. Menaxhmenti i UP-së, Kolegjiumi i Dekanëve dhe Parlamenti i Studentëve i bëjnë thirrje organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë akterëve të interesuar për një universitet modern model të bashkëpunojnë me strukturat menaxhuese, ashtu siç ka ndod hur shpeshherë në të kaluarën e afërt, në të mirë të studentëve dhe arsimit të lartë në Kosovë. Kërkojmë nga të gjithë akterët e shoqërisë kosovare që të respektojnë autonominë akademike dhe institucionale të universitetit dhe të gjitha veprimet të jenë në frymën e avancimit, e jo të baltosjes dhe dëmtimit të imazhit pozitiv të krijuar së fundmi nga universiteti karshi partnerëve dhe studentëve tanë”, thuhet në komunikatë.
Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë progresin e tij në raport me ligjshmërinë, shërbimet për studentë dhe shoqërinë, sasinë dhe cilësinë e botimeve, transparencën, integritetin dhe ndërkombëtarizimin.
Të tjera
-
Fshatrat e Obliliqit me ndriqim, vendosen 780 drita
Në fshatin Breznicë dhe Kozaricë, është bërë përurimi i projektit të rrjetit ...
-
Protesta të ashpra kundër Vuçiqit, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi
Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë...
-
Avokati Popullit tregon pse e dërguan Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve p...
-
Gazetarja Amanpour: Unë isha në Srebrenicë, ne të gjithë e dijmë se kush është fajtor për këtë masakër
Deklarata e fituesit të çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, Peter Handke...
-
Çka do të ndodhë pas 30 ditëve, nëse nuk konstituohet Kuvendi?
Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë në emisionin DPT...
-
“Gani Geci nuk ka qënë tradhtari i vetëm”: Publikohen emrat që thuhet se u përfshin në vrasjen e Abedin Rexhës-Sandokanit
Gruaja e Abedin Rexhës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije R...
-
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut asgjëson sasi të insulinës nga Turqia në vlerë prej 1 milion euro
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka shkatërruar një sasi të ma...
-
Kryatari i kësaj komune ndez dritat e Pemës së Vitit të Ri
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka ndezur dritat e pemës simbolike...
-
Ja sa pritet të zgjasë puna e Gjykatës Speciale
Avokati Gani Koci ka thënë se Gjykata Speciale puna e Gjykatës Speciales do t...
-
Kush janë serbët që dyshohen se kryen krime lufte në Kosovë?
Masakra të tmerrshme janë kryer në Kosovë, disa nga këto krime dihet edhe kus...
-
Kryetari Reçakut për mohimin e masakrës nga Vuçiqi: Ai vet i ka planifikuar këto, bashkë me Millosheviqin
Adem Ramadani kryetari i fshatit Reçak, ka thënë se nuk çuditet nga deklarata...
-
Kur do të largohet mjegulla? Ky është parashikimi i motit
Mjegulla e krijuar nga mos qarkullimi i ajrit në vend ka shkaktuar ndotje të ...