Lajme

UP-ja s’merr parasysh kërkesat e studentëve për afatet, vazhdon bojkotimi i mësimit

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 08 November 2024

Kërkesa e studentëve për afatet shtesë të prillit dhe nëntorit nuk është marrë parasysh nga Komisioni Ad-hoc i Universitetit të Prishtinës.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e studentëve theksuan se nuk mund të diskutohet vetëm për një afat shtesë, por për afate shtesë. Kjo kërkesë, megjithatë, nuk u mor parasysh nga anëtarët e komisionit, çka çoi në vendimin e studentëve për të braktisur mbledhjen.

Përfaqësuesit e studentëve e cilësuan si një mosreflektim nga ana e Menaxhmentit të UP-së ndaj kërkesave të tyre.

-Advertisement-

Prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, Naim Jerliu ka potencuar se studentët nuk do të vlerësohen vetëm me një afat shtesë, por do të kenë vlerësim të vazhdueshëm.

“Studentët do të jenë të vlerësuar që nga momenti që regjistrohen dhe në këtë mënyrë do të implementojmë standardet. Në suaza të kësaj përpjekje kemi pasur në konsideratë të punojmë më tutje në avancimin që ky proces të bëhet sa më mirë që lidhet me vlerësimin e vazhdueshëm. Si i tillë po shpresojmë që do të avancojmë sa më shumë dhe të bëhet praktika dhe vlerësim të vazhdueshëm. Ne do të kemi shumë me shumë se një afate shtesë dhe plotësues ne do të kemi vlerësim të vazhdueshëm. Pikërisht sfida që eksiton tek provimet dhe mbarimi i notimeve është i kushtezuar nga mbarimi i vitit paraprak. Ne jemi duke shqyrtuar këtë kërkesë për të mirën e studentëve. Pikërisht sot kjo do të jetë pikë e diskutimit”.

“Studentët nuk do të vlerësohen vetëm me një afat shtesë, por vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm”, theksoi ai.

Blerta Zeqiraj nga Parlamenti Studentor, ka deklaruar se nuk mund të merret një vendim i cili afekton studentet, por sipas saj, duhet të merret një vendim që ua lehtëson studimet.

“Ne filluar një pyetësor që nga fillimi i vitit për kërkesat e studentëve e cila ka qenë vendimi i afateve shtesë. Janë këto probleme tash e sa vjet ne nuk mundemi me marrë një vendim që i afekton studentët. Duke u bazuar në këto kërkesa ne kërkojmë që të shqyrtohen dhe të merret një vendim, sepse nuk merret një vendim që i afekton drejtpërdrejtë studentët e UP-së”, ka thënë ajo.

Përfaqësues i studentëve, Albrim Rudi ka potencuar se që nga fillimi i vitit kanë qenë me këtë kërkesë.

Sipas tij, nuk mundet vlerësimi i vazhdueshëm me ngrit cilësinë por afatet shtesë.

“Dihet qartë qysh prej takimit të parë kemi kërkuar mbajtjen e afateve shtesë. Nuk e di pse duhet të keni kaq të pa qartë. Që nga fillimi ka qenë për afateve shtesë, mbi 5 mijë studentë kanë nënshkruar peticionin, jemi këtu me përfaqësuar interesat ë studentëve. Sa i përket implementimi te vlerësimit te vazhdueshëm, nuk mund të bëhen në forma radikale. Si mundet vlerësimi i vazhdueshëm me ngritë cilësinë e jo afatet shtesë që po kërkojmë”, ka thënë ai.

E pas bojkotit që i kanë bërë kësaj mbledhjeje, kryetarja e Parlamentit Studentor, Blerta Zeqiraj, është deklaruar për media.

Ajo ka thënë se bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të studentëve.

“Kemi vendosur që ta bojkotojmë mbledhjen e Senatit dhe të qëndrojmë fuqishëm pas kërkesës sonë e cila ka qenë shqyrtimi e kërkesës së Parlamentit Studentor për afatet shtesë dhe zgjedhjen e problemit që e kemi parashtruar bazuar në fakte dhe argumente. Deri në ndërrimin e vendimit do të bojkotojmë çdo mbledhje deri në plotësimin e kërkesave që janë zë e 5 mijë studentëve. Ne duam që ta marrin mesazhin që ka probleme të cilat janë evidente në Universitetin e Prishtinës që të gjitha i kemi bërë me fakte dhe argumente. Edhe studentët duhet të kenë afatet shtesë sepse pa u evidentuar dhe pa u rregulluar problemet që janë nuk mundet që studentëve me iu heq afatet shtesë sepse po i afekton ata dhe nuk bëjmë asnjë ndryshim. Çdo vendim që del nga ky komision që nuk është në parim edhe që nuk i përmbush kërkesat e Parlamentit Studentor, do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e kërkesave tona”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera