Lajme

UP-ja me mungesë të kuadrove, rrezikohen të mbyllen disa fakultete

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 13 January 2020

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke u përballur me mungesë të stafit akademik në disa fakultete, ku në rast të mosplotësimit me kuadro rrezikohet edhe mbyllja e tyre.

Por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarë të Rektoratit të UP-së, të cilët pohuan se janë duke hapur konkurse për rekrutim të stafit në fakultetet ku ka mungesë të tyre.

Ndër problemet e shumta me të cilat po vazhdon të përballet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është edhe mungesa e kuadrove profesionale në disa programe të studimit.

-Advertisement-

Ndër fakultetet me mungesë të theksuar të stafit akademik në UP janë: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë, shkruan sot gazeta Zëri.

E për njohësit e çështjeve të arsimit në vend mungesa e kuadrove profesionale në UP nuk është risi.

Në këtë gjendje ky universitet, sipas tyre, është duke u ballafaquar tash dy dekada.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera