Lajme

UP është përfituesi më i madh i projekteve të programit Erasmus+

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 21 August 2019

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”është përfituesi më i madh i projekteve të programit Erasmus+, në bazë të rezultateve për thirrjet e vitit 2019.

“Më lejoni që në emër të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë të ju njoftoj me kënaqësinë më të madhe, se Universiteti i Prishtinës është përfituesi më i madh i programit Erasmus+ në rezultatet e fundit për projekte Capacity Building dhe Jean Monnet”, ka njoftuar koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, ma. ass. Jehona Lushaku.

Për projektin “Capacity Building”, Universiteti ynë ka fituar një projekt si grandmbajtës dhe nëntë projekte si universitet partner. Ndërsa në kuadër të programit të“Jean Monnet”, UP është i vetmi institucion në Kosovë që ka arritur të përzgjidhet në tri projekte: një projekt si grandmbajtës, kurse në dy projekte të tjera si partner.

-Advertisement-

I lumtur me këtë sukses të UP-së, deklarohet rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema. “Menaxhmenti mirëpret lajmin pozitiv për punën e mirë që ka bërë stafi i UP-së në aplikimin për projekte në kuadër të këtyre programeve të rëndësishme në fushën e arsimit tëlartë. Ne zotohemi në përkushtim nga ana jonë në implementimin e plotë të tyre, gjë e cila i shërben edhe misionit tonë si universitet” thekson Dema.

Në këto projekte përfshihen mobilitete, bashkëpunim në hulumtime shkencore e shkëmbime të tjera akademike, ku përfituesit kryesor prej tyre do të jenë studentët dhe stafi i UP-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera