Lajme

UP do të blej piano 60 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 16 October 2018

Piano për Fakultetin e Artëve.

Ky është tenderi i fundit që ka shpallur Universiteti i Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se UP ka ndare 60 mijë euro për kontratën ”Furnizim me Piano dhe te tjera per F.Arteve”.

-Advertisement-

Edhe pse në të njëjtën nuk është cekur numri i pianove dhe instrumenteve të tjera që do të blihen thuhet se një nga kriteret që duhet plotësuar fituesi është ofrimi i çmimit më të ulët.

Data e fundit për aplikim në këtë tender është 30 tetori/Gazeta InFOKUS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera