Lajme

UNMIK zotohet se do të ndihmojë familjet e të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 30 August 2017

Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se familjet kanë të drejtë ta dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.

“Kjo është një e drejtë themelore e njeriut”, ka theksuar Tanin.

“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë .1 658 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur si rezultat i luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë, të cilën UNMIK-u e quan “konflikt” në komunikatën e tij.

-Advertisement-

Duke rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit, Tanin deklaroi se “UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm. Ne përgëzojmë dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që punojnë së bashku për të zbuluar fatin e atyre që ende mungojnë “

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera