UNMIK-u demanton raportimet se zyrtari i tyre është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 01 February 2023
Raportime të pabazuara i ka quajtur UNMIK-u pretendimet e mediumit The Geopost se shefi i zyrës rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.
Nëpërmjet nje komunikate misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se anëtarët e stafit të tij respektojnë standardet më të larta profesionale.
“Në lidhje me pretendimet e fundit të pabazuara, UNMIK-u bën thirrje për kujdes dhe raportim të përgjegjshëm. Anëtarët e stafit të UNMIK-ut respektojnë standardet më të larta profesionale të integritetit, paanësisë dhe neutralitetit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
Ky mision ka thënë se edhe zyra e Mitrovicës e udhëhequr nga Rosales Diaz punon për t’i lehtësuar marrëdhëniet mes komuniteteve.
“Mandati i UNMIK-ut është të sigurojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës. Në vazhdimësi të kësaj, Zyra Rajonale e UNMIK-ut në Mitrovicë, e udhëhequr nga z. Danilo Rosales Diaz, punon për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore ndërmjet komuniteteve përmes kontakteve të rregullta me akterët politik, nga sundimi i ligjit dhe komunal, si dhe anëtarët e shoqërisë civile”, thuhet tutje në reagim.
Danilo Rosales Diaz, që nga viti 2016 është shef i Zyrës Regjionale të UNMIK-ut në Mitrovicë.
Sipas burimeve të “The Geopost” ai është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.
Ky medium pretendon se Diaz ka qenë shumë aktiv edhe në kohën kur serbët lokalë kishin radikalizuar veprimet e tyre në nëntor dhe dhjetor, duke ngritur barrikada anekënd veriut.
Mediumi po ashtu pretendon se ka siguruar një fotografi ku shihet Diaz në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur po jepnin dorëheqje policët serbë nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor të vitit 2022.
Sipas informacioneve të mediumit, Dias në këtë ditë kishte monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se ai personalisht do të kujdesej që ta justifikonte heqjen e uniformave të Policisë së Kosovës në qarqe diplomatike të Kombeve të Bashkuara.
Të tjera
-
Kurti akuzohet se logon e 25 vjetorit të çlirimit e kopjoi nga lokali i Ridvan Muharremit
Ish-deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka ak...
-
Orë dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...