Lajme

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për studime master

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 28 September 2017

Universiteti i Prishtinës ka hapur sot konkursin për pranimin e 2188 studentëve në vitin e parë të studimeve master, shkruan Infokusi.com

Të interesuarit që nga sot (28.09.2017) e deri më 07.10.2017 mund të bëjnë aplikimin online dhe dorëzimin e dokumenteve në njësitë akademike.

Fakulteti Filozofik do të pranoj 202 studentë, Fakulteti i shkencave Matematike Natyrore do të pranoj 151 studentë, Fakulteti i Filologjisë do të pranoj 128 studentë, Fakulteti Juridik 425 studentë, Fakulteti Ekonomik 516 studentë, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës  do të pranoj 89 studentë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 78 studentë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 112 studentë, Fakulteti i Mjekësisë 34 studentë, Fakulteti i Artëve 137 studentë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 72 studentë , Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit 90 studentë, Fakulteti i Edukimit 417 studentë,.

-Advertisement-

Provimet pranuese do të mbahen më 10 dhe 11 tetor 2017 ndërsa regjistrimi i studentëve do të bëhet prej datës 19 deri 30 tetor.

Kandidatët për pranim si studentë të UP-së në vitin akademik 2017/2018 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament drejtim apo program./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera