Universiteti “Isa Boletini” përgatit ekspertë për trajtimin e ujërave shkarkuese
Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 10 July 2017
Profesorë, studentë, njerëz të biznesit dhe të interesuar të tjerë, janë bërë pjesë e punëtorisë “Trajtimi i ujërave shkarkuese”, që ka filluar të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Interesimi për këtë punëtori që është organizuar nga Universiteti “Isa Boletini”, Shoqata e ekspertëve holandez “PUM” dhe përfaqësues të kompanive private, ka qenë shumë i madh.
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se Kosova ka nevojë të madhe për ekspertë të fushës së trajtimit të ujërave shkarkuese.
“Jemi shumë të lumtur që stafi akademik së bashku me studentë është bërë bashkë me ekspertë dhe biznese, për të shkëmbyer përvojat më të mira sa i përket trajtimit të ujërave shkarkuese nga industria prodhuese”, ka thënë Musaj.
Sipas tij, Kosova ka probleme serioze sa i përket ambientit, prandaj bashkëpunimi ndërmjet Universitetit dhe industrisë është mënyra më e mirë për përmirësimin e gjendjes.
“Jemi shumë të përkushtuar që të vazhdojmë projektet e kësaj fushe në mënyrë që Universiteti “Isa Boletini” të bëhet një qendër reference sa i përket ekspertëve, për të cilët ka nevojë vendi ynë”.
Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku, bëri të ditur se punëtoria do të zgjas 11 ditë.
“Punëtoria do të mbahet në laboratorët e Fakultetit, por do të ketë edhe vizita në kompani të ndryshme, për të parë nga afër situatën reale dhe qasjen ndaj ujërave shkarkuese”, theksoi Sadiku.
Ndryshe, në Universitetin “Isa Boletini”, ka kohë që është duke u punuar për hapjen e një programi të veçantë për trajtimin e ujërave shkarkuese.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































