Universiteti i Prishtinës shënon 52-vjetorin, rrugëtim mes vështirësive
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 15 Shkurt 2022
Sot shënohet 52-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha për KosovaPress se Universiteti i Prishtinës gjatë rrugëtimit të tij ka kaluar në periudha të vështira, sidomos në fillim të viteve ’90-ta kur personeli akademik dhe studentet janë detyruar të kalojnë në objekte private për mbajtjen e mësimit.
“Kuptohet në këto 52 vite Universiteti i Prishtinës ka kaluar në periudha të ndryshme, ku një pjesë prej tyre kanë qenë periudha kur Universiteti i Prishtinës ka shënuar një progres, i ka vendos themelet e ekzistencës së vet dhe vlen për periudhën nga themelimi deri në vitin 1981, pastaj ka qenë një periudhe mjaftë e rëndë nëpër të cilën është detyruar të kalojë Universiteti i Prishtinës, por sidomos pas vitit 1990-1991 kur personeli akademik dhe studentet janë detyruar të kalojnë në objekte private për mbajtjen e mësimit shënon periudhën më të rëndë të këtij institucioni që nga themelimi i tij. Natyrisht pas çlirimit ne jemi kthyer përsëri nëpër hapësirat të cilat na takojnë edhe është punuar nga menaxhmentet e kaluara që sado kudo të kompensohen mangësitë të cilat kanë qene të imponuara në të kaluarën. Prandaj sot ne jemi në një moment të shënojmë 52- vjetorin dhe të tregojmë për shumë të arriturat që kanë ndodh në ndërkohë në Universitetin e Prishtinë”, vijoi Sahiti.
Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin e saj edhe në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Profesori Arben Fetoshi thotë se krahas këtij roli historik, UP është duke ngritur kuadro dhe në rrugë të mbarë drejt reformave që programet e saj t’i përshtatë me nevojat e tregut.
“Natyrisht përvjetori i Universitetit të Prishtinës është ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për Universitetin por për të gjithë Kosovën. Në qoftë se kemi parasysh rolin e rëndësishëm të Universiteti të Prishtinës në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. […] Pra, krahas rolit historik të Universitetit të Prishtinës, besojë që Universiteti sot është në rrugë të mbarë. Sa i përket reformave me qëllim që programet e veta studimore t’i përshtat sa më mirë me nevojat e ekonomisë tonë. […] Angazhimi kryesor i Universitetit është që përgatitja e kuadrove tanë, të jenë të dobishëm dhe funksional sa i përket zhvillimit të vendit tonë dhe sa i përket afirmimit të vlerave tona në botë dhe natyrisht duke pasur parasysh rangimin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës që vazhdon të jetë lider në gjithë hapësirën shqiptare, pa diskutim që është lajm shumë i rëndësishëm edhe në këtë përvjetor të Universitetit të Prishtinës”, tha Fetoshi.
COVID-19 solli të tjera vështirësi në funksionimin e Universitetit të Prishtinës, studentët e të cilës janë detyruar që të ndjekin ligjëratat në mënyrë të kombinuar, online dhe fizikisht varësisht prej situatës epidemiologjike.
“Krahas atyre problemeve në historinë e mëhershme të Universitetit të Prishtinës vlen të përmenden edhe sfidat së fundmi pandemia me COVID-19, si rezultat i së cilës ne jemi detyruar që shumicën e aktiviteteve për më shumë se dy vite t’i organizojmë në mënyrë virtuale, në këtë aspekt edhe procesin mësimor por edhe ceremonitë e ndryshme”, tha Sahiti.
Profesori Fetoshi thotë se puna për ta bërë UP-në një universitet të konkurrueshëm duhet të jetë e vazhdueshme.
“Kjo nuk do të thotë që duhet të kënaqemi, duhet të mjaftohemi sepse mendoj që Universiteti i Prishtinës duhet të vazhdojë të përkushtohet në reforma me qëllim që të rrisin sa më shumë kapacitetin tonë konkurrues me universitete të tjera në rajon dhe në botë”, theksoi Fetoshi.
Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete të cilat mbulojnë shumicën e fushave të cilat janë në interes të vendit tonë./E.Krasniqi/

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































