Lajme

Universiteti i Prishtinës blen piano 70 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 26 November 2018

Universiteti i Prishtinës ka blerë piano më vlerë afër 70 mijë euro.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta inFokus.

Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën “Furnizim me Piano dhe te tjera për F.Arteve”-Lot-2” UP kishte planifikuar të shpenzonte 60 mijë euro por pas hapjes se tenderit ofertuesi i vetëm kishte ofruar çmimin më të larët për afër 7 mijë euro.

-Advertisement-

Operatorëve Ekonomik ” Inovix ” SH.P.K dhe ECO- SIGMA- DDD” të cilat fituan këtë tender kanë ofruar çmimin 66 mijë e 270 euro.

Piano do të përdoret për nevojat e fakultetit të Artëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera