Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të Astrit Ademajt

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 09 September 2021

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur të enjten një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të Astrit Ademaj

Në mbledhjen komemorative, të mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, u vlerësua kontributi i Sekretarit të përgjithshëm Astrit Ademaj.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, ndër të tjera theksoi se puna, dhe angazhimini i vazhdueshëm i Ademajt, për disa vite me radhë, la gjurmë në Universitetin Haxhi Zeka.

-Advertisement-

“Ai ishte afërt, plotë vullnet dhe energji , u bë emër i respektuar, që nderohet stafi dhe bashkëpunëtorët, këtë e dëshmon edhe prezenca juaj sot këtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë”, ka thënë Millaku.

Më këtë rast, rektori ju drejtua familjarëve të pranishëm duke thënë se bashkëndjenë me ta dhimbjen e thellë, duke u shprehur ngushëllime në emër të universitetit për ndarjen nga jeta të Astrit Ademajt.

Ndërsa në fund fjalën e mori përfaqësuesi i familjes Ademaj, i cili në emër të familjes i shprehu ngushëllime të gjithë të pranishmeve dhe falenderoi Universitetin për nderimin qe po i bëhet sot familjarit të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera