Lajme

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, pranohet në Asociacionin e Universiteteve Evropiane

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 05 November 2021

Universiteti “Fehmi Agani” tashmë është pranuar si anëtarë me të drejta të plota i Asociacionit të Universiteteve Evropiane EUA.

Lajmin për pranimin e Universitetit Fehmi Agani, në rrjetin e universiteteve evropiane, e ka bërë të ditur zyra për komunikim me publikun në kuadër të këtij universiteti, shkruan Gazeta Infokus.

Rektori i këtij universiteti Artan Nimani, ka shprehur kënaqësinë për këtë anëtarësim dhe meritën për këtë ua ka dedikuar studentëve, stafit dhe të gjithë miqve që e përkrahën në këtë drejtim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Rektorit Nimani i erdhi konfirmimi për pranimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Europian University Association – EUA

Më 5 nëntor 2021, Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani pranoi konfirmimin për anëtarësimin në Shoqatën Evropiane të Universiteteve (Europian University Association-EUA) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga Amanda Crowfoot, Sekretare e Përgjithshme e EUA-së.

Për anëtarësimin në EUA, rektori Nimani shprehet i lumtur dhe falënderues:

“Të nderuar kolegë,

Nga sot, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është bërë pjesë e Shoqatës Evropiane të Universiteteve (Europian University Association – EUA). Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që na erdhi nga EUA, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pranohet me të drejta të plota në familjen e universiteteve të Evropës. Këtë arritje iu dedikoj studentëve, stafit dhe të gjithë miqve që na mbështetën në këtë rrugëtim.

Na priftë e mbara!

Me respekt,

Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Shoqata Evropiane e Universiteteve (EUA), përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve, në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera