Lajme

Universitetet në Shqipëri shpenzojnë deri në 8 milionë euro, vetëm 12 mijë euro për studime shkencore

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 13 December 2019

Të ardhurat e universiteteve vazhdojnë të përdoren për dieta, karburant dhe sigurimin e objekteve.

“Qëndresa Qytetare” ka monitoruar për tetë muaj, shtatë universitete, ku rezulton se kanë shpenzuar afro 12 mijë euro për investime dhe vetëm dy mijë e 900 euro për studime dhe kërkime shkencore.

Universiteti Politeknik i Tiranës kryeson listën e shpenzimeve ku në tetë muaj ka paguar 100 mijë euro dieta, 160 mijë euro shpërblime dhe honorare si dhe 70 mijë euro karburant.

-Advertisement-

Në një vit, ky universitet ka shpenzuar 8.1 milionë euro, nga të cilat vetëm 12 mijë euro kanë shkuar për studime.

Të larta janë shpenzimet edhe në universitetet e rretheve. Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës nuk ka blerë asnjë libër, por ka blerë 16 mijë euro perde kundër diellit.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është kursyer në studime dhe kërkime shkencore por ka shpallur tender 45 mijë euro për rrufepritëse.

“Universiteti “Aleksandër Xhuvani” tre milionë euro pas asnjë kërkim shkencor dhe studim, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Katër milionë euro me zero lekë për studime dhe kërkime, Universiteti i Tiranës 2.6 milionë euro me zero kërkime dhe studime, zëri i pajisjeve dhe orendive shkon rreth 200 mijë euro.”

Studentët thonë se të ardhurat duhet të shkojnë për të përmbushur nevojat e tyre si përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies apo infrastrukturës studimore.

“Paratë duhet të shkojnë për studentët, rritjen e cilësisë në arsim, auditorë më komode, libra, kushte më të mira studimi, biblioteka, praktika mësimore”, kanë thënë studentët.

“Bibliotekat janë shumë të varfra, literaturë jashtëzakonisht e vjetër. Vazhdon të harxhohet pafund naftë, karburant për makina, por nuk ka ngrohje në universitete”.

Një vit më parë, studentët kërkuan nga drejtuesit e universiteteve reduktim të shpenzimeve të luksit, por pavarësisht protestave duket se kërkesat ende nuk janë reflektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera